Search

ritmishqiptar

Category

Kronika e zezë

Arrestohet, ia vodhi mbi 1035 euro një personit

arrestohet-ia-vodhi-mbi-1035-euro-nj-euml-personit_hd

Në Ferizaj, një mashkull është arrestuar, pasi që i njëjti në bashkëveprim me një të dyshuar mashkull shqiptar, i kanë grabitur një shumë parash prej 1035 euro viktimës mashkull, po ashtu edhe ky shqiptar.

Sipas, raportit të policisë, i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Video ekskluzive nga vendi i masakrës së mbrëmshme në Tiranë (Video+18)

video-ekskluzive-nga-vendi-i-masakr-euml-s-s-euml-mbr-euml-mshme-n-euml-tiran-euml-video-18_hd

Një masakër e vërtetë ndodhi në të gdhirë të së martës (rreth orës 04:21) në një lokal të njohur për jetën e natës në Tiranë, ku janë vrarë me armë 4 persona, dhe ku një nga të arrestuarit si autor i dyshuar është Konstandin Xhuvani, djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani.

Televizioni informativ A1 REPORT sjell pamje ekskluzive brenda klubit “Ante Grand” përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe pranë Shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja, aty ku ndodhi përleshja fillimisht fizike e më tej me armë, mes dy grupe personash.

Arbër Demiraj 19 vjeç, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho 36 vjeç dhe Enea Xhaji 38 vjeç janë tre rinjtë që kanë humbur jetën nga përleshja me armë dhe bashkë me ta ka humbur jetën dhe një italian.

Giampaolo Azzola, 55 vjeç ndodhej në lokalin ku u konfliktuan të rinjtë, ndërsa mjekët konfirmuan për A1 REPORT se italiani mbërriti i pajetë në spital dhe kishte marre 3 plumba ne kraharorin e majtë, shumë pranë zemrës.

Azzola ndodhej në klubin e natës me një person tjetër gjithashtu italian, ndërsa sipas burimeve nga policia italiane për A1 Report, Azzola ka qenë i përfshirë në pazare droge më herët.

Policia ka arrestuar tre persona si autorë të dyshuar për vrasjen e 4-fishtë, Kostandin Xhuvani 25 vjeç (djali i deputetes së Partisë Socialiste, Luiza Xhuvani dhe regjisorit të njohur, Gjergj Xhuvani) Erald Sina – 24 vjeç, si dhe Albano Ballcaj – 19 vjeç, të cilët janë kapur në kushtet e flagrancës në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes. /shqiptarja/

Blog at WordPress.com.

Up ↑