Search

ritmishqiptar

Category

Teknologji

Alibaba raporton të ardhura prej 2.74 miliardë dollarëve për tremujor

alibaba-raporton-t-euml-ardhura-prej-2-74-miliard-euml-dollar-euml-ve-p-euml-r-tremujor_hd

Alibaba Group raportoi të ardhurat për tremujor që ishin në përputhje me pritjet e analistëve. Në fakt, të ardhurat e kompanisë gjigante kineze dolën edhe më e forta se sa pritej.

Pas raportimit të rezultateve të tremujorit, aksionet e Alibaba-së u rritën për rreth 4 dollarë, para se të ktheheshin në trend negativ menjëherë pas orës 08:00 EDT.

Kompania raportoi të ardhurat e saj duke përjashtuar artikujt me vlerë prej 45 cent për aksion, të ndërsa totali në të ardhurat e saj ka arritur në 2.74 miliardë dollarë.

Ndërsa, analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur që kompania kineze të postojë të ardhura që arrinin në 2.61 miliardë dollarë.

Alibaba ka raportuar se ka mbi 217 milionë përdorues aktivë mujor në aplikacionet e saj të tregtisë mobile, duke përfshirë edhe aplikacionin Mobile Taobao, e cila kishte 188 milionë përdorues mobil të raportuar në qershor.

IPO e firmës kineze në bursën e New York në shtator ishte më e madhja e llojit të saj, pasi që e njëjta u vlerësua me më shumë se 25 miliardë dollarë.

Konglomerati i teknologjisë ka vazhduar t’i zgjerojë pronat e saj me blerjen e shërbimeve mobile dhe atyre të cloud, ndërsa është duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit me Hollywood dhe ndoshta edhe kompaninë Apple. (Telegrafi)

Fillon zbarkimi i Gmail 5.0!

fillon-zbarkimi-i-gmail-5-0_hd

Përditësimi i ri zyrtar i Gmail 5.0 tashmë është paralajmëruar dhe duhet të vijë tek pajisjet mobile, në momentet që ju po e lexoni lajmin për të. Mbase, disa nga ju tashmë e keni shkarkuar .apk fajllin që ka rrjedhur online, dhe nëse e keni bërë këtë atëherë duhet ta dini se edhe në versionin final asgjë nuk ndryshon më shumë.

Aplikacioni i ri i Gmail përfundimisht do të ofrojë mbështetje edhe për emailat e palëve të treta sikurse Yahoo, Outlook, dhe ofrues të tjerë të emailave që mbështeten në POP/IMAP, që i bie shumicën e tyre.

Përveç këtij përditësimi të rëndësishëm, aplikacioni gjithashtu ofron pamje të re dhe të freskët, në linjë me dizajnin e ri të Android Lollipop të njohur si Material Design.

Gmail nuk është aplikacioni i parë që pajiset me Material Design – pasi që kjo tashmë ka ardhur për aplikacionet dhe shërbimet e famshme të Google, sikurse Chrome, Newsstand, Play Store, dhe Wallet, të cilat pak a shumë kanë dhënë një pamje të Android 5.0. (Telegrafi)

#BendGate vazhdon, shfaq 300 iPhone 6 të lakuar

bendgate-vazhdon-shfaq-300-iphone-6-t-euml-lakuar_hd

Çdo lansim i modelit të ri të iPhone kohëve të fundit ka qenë i shoqëruar edhe nga disa lloje skandali, dhe ata që e mbajnë mend, fillimisht ishte skandali i njohur si “Antennagate”, e cila ishte një çështje që ka shkaktuar probleme serioze me lansimin e iPhone 4 – ndërsa së fundmi ishte #bendgate, fushata globale kundër iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, për të cilën një video pretendonte se lakohen dhe deformohen shumë lehtë.

Me rastin e iPhone 4, Apple kishte shpërndarë miliona mbështjellësa të telefonit të saj falas, si dhe i kishte ftuar disa nga mediat më të rëndësishme në fabrikat e saj, për ta parë se sa e kujdesshme është gjatë prodhimit të telefonit. Më pas, kompania amerikane ishte kujdesur që problemet e ngjashme t’i evitonte në iPhone 4S.

Edhe me “Bendgate”, Apple u përpoq ta përdor të njëjtën strategji. Ajo i ftoi gazetarët dhe blogerët e teknologjisë në objektet e saj dhe i udhëzoi ata që të shkruajnë në lidhje me qëndrueshmërinë e madhe që e kanë modelet e saj më të reja të telefonave të mençur.

Më pas, kompania gjithashtu lëshoi një deklaratë duke thënë se vetëm nëntë klientë ishin ankuar për lakimin e telefonit të tyre të ri, iPhone 6, dhe se ata ishin kompensuar me modele të reja.

Mirëpo, një video e re e cila i demanton pohimet e Apple, i ka grumbulluar së paku 300 njësi të iPhone 6 dhe 6 Plus, të cilët janë lakuar gjatë përdorimit.

Pas lansimit të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në fund të shtatorit, ka pasur një stuhi të mbulimit mediatik rreth Bendgate. Sipas shumë përdoruesve, iPhone i ri i kompanisë Apple i bërë nga alumini ishte aq i hollë se lakohej, ndërsa rrinte në xhepat e njerëzve.

Në faqen që është krijuar për ta demantuar Apple, dhe për të pohuar se janë më shumë se 9 iPhone 6 që janë lakuar janë të listuar rreth 300 iPhone që shihen të deformuar. (Telegrafi)

Samsung bëhet gati për Galaxy S6?

samsung-b-euml-het-gati-p-euml-r-galaxy-s6_hd

Me sa duket, Samsung do ta nisë prej fillimit me modelin e saj të ri Galaxy S6. SamMobile pohon se prodhuesi korean është në fazën e hershme të zhvillimit të modelit të saj të ri të telefonit, të cilin brenda kompanisë e ka koduar me emrin Project Zero.

Duke cituar burime brenda kompanisë, SamMobile thotë se telefoni i ri i Samsung do të vijë me ekranin në QHD, kamerën e pasme me 16 apo 20 MP, atë të përparmen me 5MP, 64-bit CPU dhe jo vetëm kaq, natyrisht.

Galaxy S6 thuhet se do ta përfshijë edhe procesorin 64-bit Exynos 7420 SoC, të cilin Samsung e lansoi muajin e kaluar, dhe i cili ofron mbështetje për rrjetin e shpejtë mobil, LTE.

Memoria e brendshme e telefonit thuhet se do të jetë në versionet me 32/64 dhe 128 GB. Megjithatë, është ende herët të dihet nëse këto karakteristika do të jenë në Galaxy S6.

Mirëpo, pyetja jonë për ju Telegrafistë është: çfarë do të donit që Samsung të ofronte në modelin e saj më të ri të telefonit, Samsung Galaxy S6?

Create a free website or blog at WordPress.com.

Up ↑