Search

ritmishqiptar

Category

Sport

Vetura Audi A3 me e shitura e vitit

Vetura Audi a3 me e shitura….2009_audi_a3_1_9_tdi_attraction_vehicle_specification_6960132419649542825

Reali, 100 milionë për Hazard

reali-100-milion-euml-p-euml-r-hazard_hd

Real Madridi është vënë në kërkim të anësorit të Chelseat, Eden Hazard.

Daily Express shkruan se Reali ka filluar kontaktet me Chelsean për Hazardin.

Kjo për shkak se Bale shihet si top objektiv për Manchester Unitedin, që po ngul këmbë për uellsianin.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë, por thuhet se deri në 100 milionë euro është i gatshëm Reali që të kërkojë për anësorin belg. /Telegrafi/

Iku nga lufta në Kosovë, sot luan për Barcelonën! (Foto)

iku-nga-lufta-n-euml-kosov-euml-sot-luan-p-euml-r-barcelon-euml-n-foto_hd

E përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo, ka shkruar në numrin e sotëm për nëntë talentët e Barcelonës, të cilët po hetohen nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Kjo e fundit po i heton kalimet e tyre te Barcelona, pasi dyshon për marrëveshje jo të rregullta.

kabashii

E, në mesin e këtyre talentëve është edhe kosovari, Labinot Kabashi. Për këtë të fundit, El Mundo Deportivo shkruan: “Ai u lind më 28 shkurt 2000 në Skënderaj në një vend të banuar tërësisht nga shqiptarët, vendi më i varfër në shtet dhe vetëm pak muaj para se të fillonte lufta në Kosovë”.

kabashii2

“Spastrimi etnik i kryer nga forcat serbe rezultoi në një migrim masiv të njerëzve në vendet fqinje. Me këtë rast, Kabashi më vonë përfundoi në Kataloni”, shkruan kjo e përditshmje, transmeton BotaSot, duke e quajtur hetimin e federatës spanjolle si skandaloz.

kabashi3

Kjo e fundi po heton talentët me të cilët Barcelona ka nënshkruar e të cilët nuk janë të lindur në Spanjë. /Telegrafi/

Realit i duhet Ancelotti, jo Mourinho!

realit-i-duhet-ancelotti-jo-mourinho_hd

Përzgjedhësi i Rusisë, Fabio Capello, mendon se Carlo Ancelotti është trajner shumë më i mirë për Real Madridin sesa Jose Mourinho, sepse ai nuk ka karakter përçarës dhe ka filozofi më atraktive të futbollit.

Gjatë qëndrimit trevjeçar në Bernabeu, portugezi i e fitoi Kupën e Mbretit dhe La Ligan, mirëpo ai largua pas përçarjes me shumë futbollistë, sidomos me kapitenin Iker Casillas.

Ndërkohë, që në sezonin e tij të parë me Los Blancos, italiani e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, ndërsa ekipi i tij është sensacional në të gjitha garat këtë sezon, njofton Telegrafi.

“Mendoj se ai është një trajner me përvojë, një trajner i përsosur për Real Madridin. Stili i tij ka sukses te një klub i madh që pret futboll të shkëlqyer”.

“Carlo është pjesë e ekipit. Para tij, trajneri ishte kundër të gjithëve, sepse Mourinho pëlqen të jetë katalizatori i gjithçkaje”, është shprehur ish-trajneri i Real Madridit. /Telegrafi/

Mustafi në 11-shen e Evropës (Foto+Video)

mustafi-n-euml-11-shen-e-evrop-euml-s-foto_hd

Kjo javë në top ligat evropiane ishte jashtëzakonisht interesante dhe emocionuese ndërsa ueb-faqja “whoscored” si zakonisht publikoi njëmbëdhjetëshin më të mirë të javës.

Pas dy golave të realizuar, në mbrojtjen më të mirë evropiane për këtë javë, ka vend edhe për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi, që ishte një nga më të mirët e kësaj jave, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi i Gjermanisë, Mustafi, ka realizuar dy nga tre golat e fitores së ekipit të tij, Valencia, në fitoren ndaj Vilareallit me rezultat prej 3:1, në kuadër të La Ligas spanjolle.

Lojtari më i mirë është zgjedhur Alexis Sanchez i Arsenalit, i cili së bashku me Cristiano Ronaldon e Real Madridit, që dy javë radhazi udhëheqin repartin sulmues. /Telegrafi/

shkodra

Blog at WordPress.com.

Up ↑